4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Një dekadë mashtrim me viza

Në fund të këtij viti do të bëhet një dekadë prejse qeveritarët e Kosovës premtojnë liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian. Këto premtime po vlerësohen si mashtrim i qytetarëve për të ruajtur votat e partive në pushtet.

Deklarata e fundit e ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, për “Zërin” se vendimi për vizat në Këshillin e Ministrave të BE-së mund të mos merret këtë fundvit vlerësohet se e çon procesin në drejtim të panjohur, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës liberalizimi i shpejtë i vizave ishte një premtim  që sillte vota për subjektet politike. Kështu partitë në pushtet për gati një dekadë në vazhdimësi kanë premtuar heqje të shpejtë të regjimit të vizave për zonën Schengen.

Se  vizat do të hiqen shpejt qytetarëve u është thënë edhe gjatë këtij viti nga pushteti, mirëpo tani kanë filluar të jepen sinjale se nuk do të ketë vendim gjatë 2018-s nëse nuk sigurohet mbështetja e nevojshme e vendeve anëtare të BE-së.

Subjektet opozitare, por edhe njohësit e proceseve integruese thonë se premtimet për liberalizim të vizave gjatë këtyre viteve kanë dëshmuar papjekuri politike të udhëheqësve të institucioneve. Sipas tyre, Kosova deri tani ka dështuar të dëshmohet si tregim suksesi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Opozitarët dhe analistët thonë se skenari më pozitiv për këtë proces është që vendimi të merret gjatë vitit 2018, ndërsa liberalizimi të hyjë në fuqi vitin tjetër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img