0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Një dekadë KEDS-mbi 216 milionë euro investime

Më 8 maj 2013, atëherë kur KEDS filloi operimet në Kosovë, ishte e nevojshme që për të arritur një transformim të plotë energjetik, krahas kapaciteteve profesionale, nevojitej edhe një balancë e fuqisë punëtore që përballë kësaj sfide duhej të ishte pjesë e këtij objektivi.

Një transformim i tillë elektroenergjetik nuk ishte i lehtë. Se në çfarë gjendje ishte rrjeti elektroenergjetik në atë kohë, e tregojnë shumë faktorë.

Sot, kur KEDS po mbush një dekadë operimi në Kosovë, me krenari mund të thuhet se nevoja imediate për qëndrueshmërinë e rrjetit shpërndarës është arritur në masë të madhe.

Përgjatë dhjetë vjetëve, KEDS ka arritur të avancojë në stad shumë më të lartë distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike.

KEDS, me misionin e qartë para vetes, filloi investimet për të ndriçuar çdo cep të Kosovës. Investime që prekën çdo shtëpi, çdo biznes, çdo familje, secilin qytetar të Republikës së Kosovës.

KEDS, për 10 vjet, arriti të investojë mbi 216 milionë euro dhe përmes tyre të realizojë mbi 2300 projekte. Këto investime prekën secilën pore të shoqërisë, secilin qytetar të Kosovës.

Me të filluar operimet, KEDS nisi edhe shtrirjen e rrjetit nëntokësor. Sot, shumica e qendrave të qyteteve nuk kanë shtylla elektrike.

Operimi i rrjetit të Tensionit të Mesëm është digjitalizuar komplet dhe sot ai rrjet menaxhohet nga një dhomë e vetme.

Leximi dhe faturimi i të gjithë konsumatorëve është digjitalizuar. Afro 600 mijë njehsorë digjitalë janë vendosur, gjithashtu.

KEDS për 10 vjet ka arritur të shtrijë gati 18.5 milionë metra kabllo dhe të vendosë mbi 142 mijë shtylla të reja elektrike. Në një sistem të vogël elektroenergjetik si Kosova, këto ndryshime për një periudhë kaq të shkurtër, janë të mëdha.

Se a operon kompania në stadet më të larta të kualitetit, e tregon edhe certifikimi me ISO Standarde në tri kategori: Siguri në Punë, Menaxhim të Cilësisë dhe Mjedis.

Krahas këtyre investimeve, që në fillim u pa e nevojshme të investohet edhe në burime njerëzore. Për dhjet vjet me radhë, KEDS u bë portë e edukimit të të rinjve në energjetikë dhe në punësimin e tyre. Prej vitit 2013, krahas fillimit të operimeve, u themelua edhe KEDS Academy, në të cilën rreth 600 nxënës e studentë të shkollave të mesme dhe fakulteteve kryen programe mbi energjetikën. Sot, mbi 60 për qind e këtij numri janë pjesë e stafit të KEDS-it.

KEDS, përgjatë këtyre dhjetë vjetëve është përkushtuar të ndihmojë në shumë drejtime edhe prodhuesit e energjisë së gjelbër dhe ta adoptojë rrjetin shpërndarës që përshtatet me këto trende të energjisë së gjelbër.

Në dekadën e re, KEDS do të vazhdojë të përqendrohet në garantimin e një shërbimi universal, të besueshëm e cilësor që përkon me standardet më të reja teknologjike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img