Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi në Aeroportin “Adem Jashari”, i është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok me mbishkrimin “police”.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 04:00.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Aeroporti i Prishtinës 03.01.2023-04:00. Gjatë kontrollit në valixhet e një të dyshuari kosovar është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok me mbishkrimin police. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.