-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Një burrë vdes gjatë transmetimit drejtpërdrejt në TV, derisa ankohej në spital për jetën në Irak

Një burrë ka vdekur derisa po ankohej për jetën në Irak, teksa kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Bagdadit. 

Ai mund të shihet duke pasur një bisedë para se të rrëzohej pa shenja jete, ndërsa ishte në transmetim të drejtpërderejtë për stacionin televiziv Alsumaria TV.

“Nuk ka punë”, tha ai. “Njerëzit janë të lodhur”.

Burri pati një sulm në zemër dhe vdiq menjëherë, tha spitali në një njoftim, transmeton Telegrafi.

Ai kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Bagdadit, ku u takua me gazetarët duke bërë një raport atje.

Kur mbërriti, ai bisedoi me ekuipazhin e TV-s dhe një mjek profesionist atje dhe raportohet se filloi t’u tregonte atyre për problemet e tij.

Familjarët pretenduan se ai ishte sëmurë pasi autoritetet kishin mbyllur njërin nga dyqanet e tij.

Ai filloi të ankohej për situatën për njerëz si ai në vend, sipas raporteve të mediave.

Burri më pas kapi dorën e mjekut pranë tij dhe u rrëzua.

Spitali u distancua nga vdekja e burrit, duke thënë se ai nuk ishte trajtuar nga një mjek përpara se të fliste me gazetarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img