Një burrë ka raportuar se në parkingun e hotelit dy persona të panjohura i kanë vjedhur veturën në Rahovec.
Dy personat e dyshuar janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas Policisë së Kosovës, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, dhe rasti po vazhdon të hetohet.
Raporti i plotë:
“Rahovec 02.06.2023 – 05:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në parkingun e hotelit, dy persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.