Një person në Veri ka raportuar se derisa ishte para një lokali me shokët e tij është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.
I dyshuari është në kërkim nga Policia.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Rr. Knjaz Millosh, Mitrovicë / 16.11.2024-01:10-01:10. Viktima mashkull/k, ka njoftuar se deri sa ishte duke qëndruar para një lokali me shokët e tij, një i dyshuar mashkull e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është në kërkim nga policia.”