Një burrë nga Prishtina ka raportuar në Polici se vëllau i tij ka dalë nga shtëpia para dy ditësh dhe se s’ka njohuri për vendndodhjen e tij.
Policia ka bërë me dije se tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.
“PERSON I ZHDUKUR-Prishtinë / 11.12.2024-11:00. Me 12.12.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.