Qytetarët malazezë kanë zbarkuar në Podgoricë mëngjesin e së martës rreth orës 05:45. Ministria e Punëve të Jashtme të atij vendi njoftoi se kanë mbërritur 101 pasagjerë, nga Mali i Zi dhe tetë vende të tjera.
“Aeroplani i Air Montenegro nga Tel Avivi u ul në Podgoricë, me 101 pasagjerë, nga Mali i Zi dhe tetë vende të tjera”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.
Ata shprehën në mënyrë të veçantë mirënjohjen e tyre për ekuipazhin që organizoi fluturimin, për guximin dhe profesionalizmin e tyre.
Avioni i kompanisë “Air Montenegro” është nisur mbrëmë në orën 23:05 nga aeroporti i Podgoricës për në Tel Aviv, njofton Radiotelevizioni i Malit të Zi.
Ndërkaq, Qeveria e atij vendi të hënën në një seancë telefonike e ka miratuar Informimin për nevojën e evakuimit urgjent të qytetarëve malazezë nga Izraeli.
Ditë më parë edhe një avion me të evakuuar nga Izraeli ka zbarkuar në Tiranë.