Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë ndarë mirënjohje për mësuesit më të mirë të vitit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ndërsa katër mësimdhënësve më të mira ua ka ndarë çmimin “Shaban Jashari”.
Në këtë ceremoni Kurti tha se nuk ka çmim dhe vlerësim më të drejtë për mësuesen dhe mësuesin, nëse çmimi nuk mbart një emër, që ta ketë kryer këtë funksion.
“Dashuria për dije dhe dashuria për liri, janë vetëm një nga shtyllat e këtij funksioni. Prandaj për mësuesin, ne nuk themi që kryen një funksion, por themi se mësuesi kryen një mision”, tha Kurti.
“Unë vetë jam udhëhequr aq shpesh nga figura e mësuesit”, tha ai.