Drejtori i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri ka njoftuar disa detaje nga bisedimet në Washington.
Panduri në një linjë telefonike ka thënë se delegacioni Kosovar nuk është përgatitet si duhet për këtë takim.
“Delegacioni i Kosovës tashmë ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë. Si duket delegacioni kosovar nuk është i përgatitur sa duhet. Është një detaj interesant që na ka rënë në sy. Njëri anëtar i delegacionit të Kosovës e ka harruar ID për t’u futur në Shtëpinë e Bardhë. Më pas pjesëtarë të ambasadës amerikane kanë shkuar në hotel dhe e kanë marrë ID-në e tij duke i mundësuar të futet në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.
Ai thotë se barrën kryesore do ta ketë ministri Arban Abrashi pasi që sipas tij ai ka përgatitur disa projekte.
“Ato projekte do të diskutohen sot me palën serbe. Merret vesh që njëri nga projektet do të jetë lidhja nga Besia me Merdaren dhe këto fonde do të garantohen nga Amerika”.
Panduri thotë se edhe kësaj here njohje reciproke nuk do të ketë.
“Megjithatë nëse sot ka marrëveshje për çështjet ekonomike, nesër mund të shtrohen problemet politike”, ka shtuar Panduri.