Një rast sulmi ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në Prishtinë.
Një shtetase amerikane ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga një e dyshuar, femër kosovare.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Tringë Smajli”.
Sipas policisë, e dyshuara, e cila ishte me të meta mendore, është shoqëruar në stacionin policor.
“E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe e njëjta ishte me të meta mentale. Viktimë është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim” thuhet në njoftimin policor.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./PrishtinaPress/