-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Një aksident me veturë vret hipopotamin e Pablo Escobarit në Kolumbi

Një hipopotam që pasardhës i kafshëve që u importuan në mënyrë ilegale në Kolumbi nga bosi i ndjerë i drogës Pablo Escobar, ka ngordhur nga një aksident me veturë kanë raportuar mediat vendase.

Siç ishte raportuar nga Associated Press, autoritetet kolumbiane të ambientit njoftuat se hipopotami kishte ngordhur menjëherë pasi ishte goditur nga një SUV, që ishte duke udhëtuar në një autostradë nga Bogota në Medelin.

Pavarësisht faktit se pesha e një hipopotami të rritur është 2 ton – përafërsisht peshës së njëjtë të një SUV-i të madh – raportohet se pasagjerët e veturës kanë shpëtuar pa asnjë lëndim.

Përderisa hipopotamet janë kafshë vendase të Afrikës, bosi i drogës Pablo Escobar kishte marrë një grup të gjitarëve në Kolumbi gjatë viteve 1980 – duke i vendosur ato në një kopsht zoologjik privat në pronën e tij “Hacienda Napoles”.

Pas vdekjes së Escobar në një shkëmbim zjarri me autoritetet kolumbiane në vitin 1993, “hipopotamet e kokainës” mbeten duke u kujdesur për vete, eventualisht edhe duke u arratisur nga rrethoja e tyre, pas të cilës arratisje ata filluan të shtoheshin.

Sipas AP, qeveria kolumbiane këta hipopotamë vitin e kaluar i kishte deklaruar si kafshë territoriale – me “mbi 100” hipopotamë të cilët tani enden rreth Kolumbisë pa asnjë grabitqar natyror ose pa kontroll të popullatës, por që zyrtarët e ambientit pretendojnë se kjo shifër shkon deri në 400 sosh..

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img