Një 74-vjeçare me coronavirus vdes në Klinikën Infektive

40
Advertisement

Ka vdekur edhe një paciente e shtrirë në Klinikën Infektive, e cila ishte e infektuar me coronavirus, ndërsa gjithsej ka arritur në 34 numri i personave të vdekur nga ky virus në Kosovë.

Advertisement

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate, Ministria e Shëndetësisë ku thuhet se e njëjta është nga komuna e Rahovecit, e cila kishte edhe sëmundje tjera.

“Klinika Infektive e QKUK-së ka bërë të ditur se sot më 16. 06. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka vdekur pacientja N. D. (1946) nga Komuna e Rahovecit. Ajo ishte pranuar në Klinikën Infektive më 5 qershor dhe përveç infeksionit me COVID -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Po ashtu, ministria ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive sot janë të hospitalizuar 58 pacientë, kurse prej tyre të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 53 pacientë.

“Nga 53 pacientët e infektuar me Covid 19: 33 raste janë në gjendje stabile; 20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve një rast në gjendje të rëndë është duke u trajtuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive. Në pritje të rezultateve janë 3 pacientë, ndërsa 1 pacient i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për COVID- 19 vazhdon trajtimin në klinikë. Sot lirohet nga klinika një paciente e shëruar nga infeksioni me COVID- 19”, thuhet në komunikatë.

PostAdssFotoja e reklamës