4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Një 48 vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje në Gjakovë – policia po heton rastin

Mëngjesin e së dielës, një 48 vjeçare nga Gjakova dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Kjo u bë e ditur nga policia në Gjakovë.

Mjeku kujdestar ka thënë se ajo kishte mbërritur në spital pa shenja jete.

“Rreth orës 10:35 Policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit rajonal në Gjakovë se një person është sjellë në gjendje të rëndë nga familjarët e saj. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe nga mjeku kujdestar kanë kuptuar se viktima femër rreth 48 vjeçare ka arritur pa shenja jete. Sipas informatave të para viktima ka kryer vetëvrasje. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është iniciuar si hetim i vdekjes”, ka thënë drejtori i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, njofton Telegrafi.

Me rastin po merren njësitet e hetuesisë rajonale të Policisë së Gjakovës.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img