Një shqiptar nga Kosova është gjendur i vdekur në një burg në Belmarsh të Britanisë.
Liridon Saliuka, 29 vjeçar, për më shumë se 20 vite jetonte me familje në Londër. Ai është gjendur i vdekur me dy janar në qelinë e tij, në burgun e sigurisë së lartë në Belmarsh.
Autoritetet britanike e kanë konsideruar si vetëvrasje, por familja e tij vë në dyshime vonesën e rezultateve të obduksionit, dhe nuk pajtohen me to.
Saliuka, jetonte në qytetin Harrow në veri-perëndim të Londrës, dhe ishte në paraburgim që nga vera e kaluar kur u arrestua dhe u akuzua për vrasje në një klub në lindje të Londrës.
Ai e kishte mohuar se ishte përfshirë në atë rast.
Motra e Liridonit, Dita, i ka thënë prestigjiozes, The Guardian se autopsia e tij nuk ishte kryer ende në mënyrë që familja ta shikonte trupin, njofton Telegrafi.
Liridoni, dy vite më parë kishte pësuar aksident të rëndë me veturë, dhe i ishin ngjitur pllaka metalike në trup, duke ia vështirësuar, ecjen ose qëndrimin në këmbë në periudha të gjata.
Motra e tij kishte shprehur shqetësimin rreth gjendjes së tij në burg, pasi kishte folur më të për kushtet brenda burgut përfshirë rrezikun për jetë, duke thënë se po kërcënohet.
Selen Cavcav, punonjës një organizatë që mbështet të afërmit në gjykatat tha se “Vdekja e Liridonit është shqetësuese. Familjes së tij duhet t’i lejohet të marrë pjesë në mënyrë në proceset e hetimit dhe të vërtetojë të vërtetën në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij”.
Lidhur me vrasjen e Liridon Salikuka, është folur edhe në Parlamentin britanik.