-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Një 19-vjeçar theret me thikë në Drenas, dy të tjerë arrestohen

Dyshohet se një person është therrur pas një përleshje me disa persona pasditen e sotme në Drenas.

Si pasojë e kësaj një 19-vjeçar është therrur me thikë dhe është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe persona të tjerë.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën, se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ka kërkuar ndihmë mjekësore një person (mashkull) A.L 19 vjeç, i cili ishte i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë). Me të marrë informatën, policia ka ndërmarr një varg veprimesh operative dhe ka arrit që të identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar: M. S. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe K.S. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë”, tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur se po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarje, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img