-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Një 15-vjeçar dyshohet se është vetplagosur aksidentalisht në Milot

Një 15-vjeçar dyshohet se është vetplagosur me armë zjarri në Milot.

Sipas policisë, 15-vjeçari dyshohet se ka gjetur një armë zjarri pistoletë të tipit TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastruar, aksidentalisht është vetplagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 28.06.2024, në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njësia Administrative Milot, dyshohet  se aksidentalisht është vetplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi i mitur  15 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastruar, aksidentalisht është vetplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT. Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po  kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të  rastit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img