1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Nitaj: Sinjale se zgjedhjet nacionale janë afër

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë se sondazhet e partive politike bëhen për nevoja të brendshme dhe ato nuk duhet të publikohen.

“Nuk dua të them nëse është i sajuar, por në bazë të parametrave të AAK-së, ne qëndrojmë shumë më mirë”, tha Nitaj.

“Fushata që po e bën Kadri Veseli tash e disa ditë, aktivitetet që po i zhvillon Isa Mustafa, ky sondazhi i Vetëvendosjes, si dhe deklaratat e kryetarit të Vetëvendosjes për Albin Kurtin si kandidat për kryeministër – janë sinjale se Kosova po futet në zgjedhje. Duket se është çështje muajsh kur do të mbahen zgjedhjet”, tha Nitaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Derisa një parti politike i prezanton rezultatet e sondazhit për vete kjo është në rregull, por kur këto sondazhe i prekin partitë tjera politike, siç është rasti me Nisma për Kosovën ose LDK-në që renditet si partia e tretë, atëherë mund të lindin problem. Sondazhi edhe mund të jetë real, por rezultatet tona tregojnë se ne kemi rezultat shumë më të mirë”, tha ai.

“Ne e kemi pasur një sondazh para gjashtë muajsh për nevoja të brendshme në të cilin ka dalë se AAK i ka 18-19%”.

“Besojmë se zhvillimet e fundit politike dhe pozicionimi i AAK-së për Demarkacionin dhe Asociacionin, Ligji për Trepçën dhe ajo që ka ndodhur me liderin e Aleancës e kanë rritur përkrahjen e elektoratit për AAK-në”, tha Nitaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img