Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Muharrem Nitaj, ka thënë se qeveria është e vetmja përgjegjëse që nuk ka filluar mësimi.
Tutje Nitaj ka thënë se problemi nuk qëndron te Sindikata e as te Rrahman Jasharaj, po tek 20 mijë e sa mësues që janë të paknaqur me pagën që marrin.
“Qeveri jepi fund grevës
Qeveria është përgjegjëse e vetme pse nuk ka filluar mësimi.
Ajo duhet ta kuptojë se nuk është problemi as te Sindikata e as te Rrahman Jashari, por te ata 20 e sa mijë mësues të cilët janë të pakënaqur me pagat që marrin.
Sikur qeveria ta kishte plotësuar kërkesën e tyre për 50 euro shtesë, që dorën në zemër është minimaliste, as edhe 100 Rrahman Jashara e sindikata, nuk do të mund t’i shtyenin në grevë. Prandaj kot po i bini në qafë Rrahman Jasharit! Nuk është ai problemi”, ka shkruar Nitaj në Facebook.
Ndër të tjera Nitaj tha se Kosova nuk fiket për 50 euro shtesë për pagat e mësuesve.
“Nuk fiket Kosova për 50 euro shtesë për pagat e mësuesve!
Është punë e qeverisë ta garantojë fillimin e vitit shkollor e jo e sindikatës!
Jeni votuar për zgjidhje, gjejeni”, përfundoi ai.