Site icon PrishtinaPress

Nitaj: Haradinaj do të lirohet më 2 mars

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë se mbajtja për afro dy muaj e Ramush Haradinajt në Francë, ishte tallje me standardet e drejtësisë ndërkombëtare dhe shkelje flagrante e të drejtave të një individi.

Nitaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kësaj do t’i vijë fundi më 2 mars, kur, sipas tij, Haradinaj do të lirohet.

Postimi i plotë i Nitajt në Facebook:

“Liberté, égalité, fraternité” për Ramushin

Mbajtja për afro dy muaj e Ramush Haradinajt në Francë, ishte tallje me standardet e drejtësisë ndërkombëtare dhe shkelje flagrante e të drejtave të një individi!

Fletarresti i përsëritur i Serbisë, për një materje për të cilën zoti Haradinaj është shpërlarë përpara instancës më të lartë të drejtësisë ndërkombëtare, ishte përpjekje e Serbisë për ta vënë në lajthitje sistemin francez të drejtësisë dhe për ta goditur Kosovën në pjesën më të ndjeshme të saj!

Parimi për gjoja gjykim të paanshëm në rastin Haradinaj, këtë herë e ka humbur çdo kuptim. Ai do t’i kthehet vendit të tij, jo vetëm se është i pastër si loti, por edhe sepse gjyqtarët përballë, nuk janë benjaminë të Millosheviqit.

Motoja e Kombit Francez “Liberté, égalité, fraternité”, për Ramush Haradinajn besoj të marrë kuptim me këtë 2 Mars!

Exit mobile version