7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nitaj: Dikush duhet të sakrifikohet për Specialen, sikur Haradinaj në Hagë

Deputeti  nga rradhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, duke reaguar mbi zhvillimet e fundit për Gjykatën Speciale, ka shkruar se kjo e fundit është e padrejtë për disa arsye.

Sipas Nitajt ky është rasti i parë i krijimit  të një gjykate një etnike,  dhe sipas tij ky rast është i ngjashëm me atë të Haradinajt në Hagë duke e cilësuar si sakrificë.

Ai në këtë shkrim përmes rrjetit social , Facebook, shtoi se disa të tjerë duhet bërë një sakrificë për vendin e tyre duke ju referuar Gjykatës Speciale.

Ky është shkrimi i plotë i Nitajt në Facebook:

“Sfida për Shtetin dhe Gjykata Speciale!

Edhe Tribunali i Hagës mund të ketë qenë padrejtë ndaj shqiptarëve, por Ramush Haradinaj, nga pozita e kryeministrit i ishte dorëzuara atij, duke e thënë atë fjalinë e famshme “sot më duhet ta bëjë edhe një sakrificë për vendin tim dhe kam vendosur të japë dorëheqje dhe nesër nisem për Hagë”!
Pa asnjë dyshim Gjykata Speciale, është e padrejtë, sepse është rasti i parë i krijimit të një gjykate një etnike! Por ndoshta, edhe këtë herë, disa të tjerë duhet ta bëjnë edhe një sakrificë për vendin e tyre!
Drejtësia jo gjithmonë është e drejtë!”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img