Nita Latifi është e vetmja banore nga Kosova që po vazhdon rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP Albania”.
Pas afro 100 ditësh, mbrëmë ajo ka rrëfyer linjën e saj të jetës.
Këngëtarja ka treguar rrugëtimin e saj të fortë, qysh nga fëmijëria deri tani.
E më pas ka folur edhe për babain e saj, si ish-pjesëtar të UÇK-së dhe për problemet shëndetësore që ai ka.
“Në vitin 1992, Nita Latifi erdhi në jetë, e lazdrumja e shpisë, mami edhe babi na ka tregu që dashuria është e shejtë. 1997 në Kosovë filluan trazirat dhe lufta, dhe babi u tregu i gatshëm me shërby si mjek. Mua edhe motrën na dërguan në Maqedoni katër ditë pa filluar lufta. Ne nuk kemi ditur asnjë gjë lidhur me babin. Pas tre muajsh babi na ka telefonu edhe na njoftoi me u kthy në Kosovë sepse lufta ka përfundu. Ai ka shërbyer edhe në Preshevë, edhe tri herë nuk kemi ditur asgjë për të.
Kam zbuluar se kam ngecje në të folur teksa po lidhja këpucët. Këtë problem e kam pasur deri në moshën 16 vjeç. Në moshën 16 vjeç, babai i shokut tim e ka kuptu që kam prirje në këndim, teksa kisha problem në të folur. Kam ardhur në Tiranë, kam këndu, kam xhiru dhe kam nisur ëndrrën e saj. Edhe sot unë këndoj.
Prej telefonatës që pata pak kohë, mora një dritë të gjelbër. Babi ka pasur probleme me zemër dhe ka pasur sulm atak dhe për dy javë ka qenë në koma. Fati ishte që ai u zgjua por nuk na ka njoftë, sepse ka pasur probleme me memorien. Prej babit e kam marrë forcën që sot jam shumë krenare që tregoj se jam vajza e një ushtari të UÇK-së. Nëse nuk kishin me ndodhë krejt këto sot nuk do të isha këtu me ju, edhe me tregu se një anë tjetër se kush është Nita.”, tha këngëtarja nga Kosova./PrishtinaPress/