Ish-banorja e BBVA, Nita Latifi dhe ish-opinionistja, Zhaklinë Lekatari janë përplasur me njëra-tjetrën pas vizitës së kësaj të fundit në Serbi.
I tërë ky konflikt filloi pas deklaratës së Zhaklinës se ndihet e sigurt ku nuk ka shqiptarë shoqëruar me një foto nga Serbia ku shihet qartë flamuri serb, postim ndaj të cilit ka reaguar ashpër këngëtarja.
“Hipokrizi e gjallë. Marre” është shprehur Nita ndaj postimit të Zhaklinës.
Këtij reagimi i është kundërpërgjigjur më pas Zhaklina duke e quajtur Nitën “pseudo-këngëtare”.
“Unë do i besoj patriotizmit tuaj kur t’ju shoh që plehrat nuk i derdhni më nga dritarja, kur të shoh që mësoni gjuhën shqipe..”, ka thënë mes të tjerash Zhaklina.
Pas deklaratës së Zhaklinës ka reaguar Nita me një instastory duke zbuluar se Zhaklina i kishte dërguar këngëtares mesazhe me zë, të cilët sipas Nitës, ishin plot agresivitet dhe frustrim.