Mbrëmë (e hënë) banorët në Big Brother VIP Albania patën një tjetër lojë nga ‘Vëllai i Madh’.
Brenda në dhomën e ndjenjës iu vendos një rrotë, në të cilën ishin të shkruara disa gjëra që duhet t’i kryenin si dënim ose të pinin ‘shots’.
“Puth në buzë personin në të djathtën tënde”, ka qenë një dënim për këngëtaren Nita Latifi.
Këngëtarja nga Kosova në anën e djathtë kishte Elvis Pupën, të cilit për shkak të dënimit i dhuroi një puthje në buzë.
Kjo u brohorit nga banorët e tjerë, të cilët po ashtu u përballën me sfida të ndryshme.
Ndërkaq, duhet theksuar se kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të BBVA.
Formati i famshëm pritet të përfundojë më 6 maj.