Pak muaj më pare në ‘Big Brother VIP’ Nita Latifi dhe Shpat Kërleshi treguan se kanë qenë miq për shumë vite.
Dhe në një moment kishin vendosur të dalin për tu njohur në kontekst romantik. Por, gjërat mes tyre nuk kishin funksionuar edhe pse treguan se kishte ndodhur edhe një puthje. Kjo sipas tyre kishte ndodhur 4 vite më parë.
“Para 4 viteve unë dhe Shpati kemi dalë në “date”. Ka ndodhur thjesht një puthje por jo më shumë. Para kësaj kemi qenë shumë, shumë shokë. Tendenca ka qenë për të pasur diçka [romantike] por nuk ka ndodhur. E ndërpremë sepse nuk e kemi ndjerë se ka diçka dhe kemi vendosur të jemi shokë.”- tha Nita asokohe.
Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, duket se ata janë sqaruar me njëri-tjetrin dhe marrëdhënia që kanë është rikthyer aty ku ishte. E ftuar në “Natën me Aulonën”, Nita tha se nuk ka qenë dhe as është e lidhur me Shpatin, megjithatë nuk do i thoshte “JO” mundësisë për të pasur dicka me të.
Pas intervistës në rrjet po qarkullon një video që tregon dyshen së bashku në një kafe në Prishtinë. Të kenë nisur ‘date’ sërish?