Site icon PrishtinaPress

Nisma unike pro ratifikimit të Demarkacionit

Nisma Socialdemokrate në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës do votojë për ratifikimin e Demarkacionit, ashtu siç edhe do vijë në Kuvend, së bashku me marrëveshjen e re mes presidentëve.

Kështu ka deklaruar për Indeksonline, shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, i cili ka theksuar se ai mund të flas vetëm për deputetët e Nismës.

“Deputetët e Nismës do ta votojnë ligjin”, ka deklaruar Sherifi.

I pyetur nëse janë siguruar votat dhe nëse do ketë vota pro Demarkacionit edhe nga deputetët e Listës Serbe dhe ata të Vetëvendosjes dhe Grupit të Deputetëve të Pavarur, Sherifi ka thënë se ai nuk flet në emër të deputetëve tjerë në asnjë çështje.

“Unë zakonisht nuk flas në emër të të gjithë deputetëve për asnjë çështje. Rrjedhimisht as për këtë çështje”, ka shtuar ai.

Ndryshe, seanca për Demarkacionin pritet të mbahet nesër në orën 16:00.

Exit mobile version