Zyrtarë të Nismës për Kosovën kanë thënë për KTV-në se kanë qenë të ftuar në darkë por kanë vendosur të mos marrin pjesë.
“Nuk na është duk e rëndësishme të jemi në kësi lloj takime”, ka thënë një zyrtar i partisë së Limajt, në kushte anonimiteti.
Në takimin që po mbahet në shtëpinë e Behgjet Pacollit në Hajvali, po merr pjesë edhe i pari i vendit Hashim Thaçi.
E në darkën e shtruar nga kreu i AKR-së e numri dy i Qeverisë, nuk po marrin pjesë Fatmir Limaj dhe disa nga ministrat nga Nisma Socialdemkrate