Kryesia e Nismës Socialdemokrate e Degës në Rahovec ka marrë vendim që anëtari Haxhi Hoti të përjashtohet nga të gjitha përgjegjësitë që ka në parti, pas deklaratës së tij për diasporën e Kosovës.
Hoti është shkarkuar nga pozita e kryetarit të nëndegës në Ratkoc dhe nga të gjitha përgjegjësitë tjera politike.
Ai ishte edhe kandidat për deputet i Nismës Socialdemokrate, ndërsa njihet për dy deklarata. Njërën muaj më parë ku kishte bërë thirrje të vritej lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe tjetrën para disa dite ku ofendoi diasporën.
“Socialdemokrate dega Rahovec, distancohet nga postimi në rrjetin social i Z. Haxhi Hoti dhe gjuha e përdorur ndaj mërgatës. Ne e dënojmë ashpër gjuhën të cilën ai e ka përdorur ndaj mërgatës. Të gjithë jemi në dijeni për rolin dhe kontributin te cilin mërgata e ka dhënë dhe vazhdon ta japi si para luftës, gjatë saj gjithashtu edhe në ditët e sotme. Kontributit i mërgatës është burim i rëndësishëm i mbijetesës dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë. Remitencat paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të të ardhurave dytësore në Kosovë. Mërgata është motori i ekonomisë, kulturës dhe zhvillimit. Z.Hoti nuk është përfaqësues i Nismës Socialdemokrate Dega Rahovec, dhe çdo gjë që ai postoj është vetëm mendimi personal i tij”, thuhet në reagimin e kësaj partie pas deklaratës së Hotit.