NISMA për Kosovë, dega në Prizren ka akuzuar kryetarin e komunës, Ramadan Muja se po e freskon zinxhirin mafioz të qeverisë, duke i shkarkuar drejtorët nga puna.
Nisma ka vlerësuar se Ramadan Muja para se të shkarkoj dikë tjetër nga puna, është dashur që së pari të shkarkoj vetën nga pozita.
Lexoni njoftimin e plotë të Nismas:
Pasi u kuptua tashmë mënyra e emërimeve nëpër poste e borde të ndryshme anekënd Kosovës falë aferës PRONTO, kësaj radhe si duket ndryshoj qasja e emërimeve Ndërhyrja e SHEFIT të shefit të shefave, ishte e drejtëpërdrejtë, pa patur nevojë të shkëmbehen biseda telefonike.
Ndryshimet kozmetike që janë bërë në qeverinë komunale në Prizren nuk janë asgjë tjetër përveqëse një vazhdimësi e politikes korruptive dhe denigruese për qyetetin tonë. Shkarkimi i gjashtë drejtorëve me pretekstin se për dinamizim të punës është jo i qëndrushëm, sepse të gjithë këta janë nën hetime të organeve të drejtësisë për krim të organizuar dhe korrupcion dhe që i kanë sherbyer parapolitikes së PDK-së, e cila e ka pas edhe para këtyre, 5 drejtora të dënuar me burg në rastin e Ramadan Mujes.
Se ky nuk është ndonjë ndryshim i pritur, tregon fakti se emërimin e ka bërë i denuari me 2 vjet burg për korrupcion, shkelje ligjore dhe demtim te pasurisë komunale për interesa të tjetër kujt, Ramadan Muja, si dhe i denuari tjetër nga drejtësia me 1 e 6 muj burg Minir Krasniqi, kryetari i deges së PDK-së në Prizren i cili është dhe mbetet arkitekti i të gjitha vjedhjeve dhe te zezave qe i vjen qytetit të Prizrenit .
Ramandan Muja para se ta shkarkoj dikend tjeter, është dashtë ta shkarkoj vetveten, në mënyrë që të mos mbahet peng perspektiva e e qytetarëve të Prizrenit, të cilët për vite të tëra po identifikohen si qytetar të një qyteti, ku kryetari është hajdut dhe i denuar nga drejtësia.
Nëse patronet e krimit të organizuar në Prizren me direktivat e atyre në Prishtinë, mendojnë se qeveria aktuale është një storje suksesi, lirisht këtë sukses mundë ti’a atribuojnë vehtes së tyre dhe le ta dërgojnë në shtëpitë e tyre, por asesi Prizrenit ngase këta bandit dhe hajdut ordiner, nuk kanë të ndalur së ofenduari këtë qytet.
Emërimet e sotme nuk janë asgjë tjetër veqëse vazhdimësi e keqëqeverisjes në Prizren, ku disa disa prej tyre, janë të njohur se si hallkë zingjirore e logjistikës së një mafioz iteti, që vepron tash e sa vite në Prizren.