Site icon PrishtinaPress

NISMA: Po të sulmoheshin serbët në Kosovë, edhe OKB do të mbante mbledhje urgjente

Deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka cilësuar se Serbia vazhdon të mbetet po e njëjtë që ka qenë gjatë viteve 1980-1990.

Sipas Berishës provokimet dhe sulmet ndaj shqiptarëve vinë si rezultat që politika shovnisite vazhdon të qeverisë me Serbinë dhe dominimi i këtij mentaliteti politik rrezikon edhe paqen në rajon.

“Provokimet dhe sulmet ndaj shqiptarëve vinë si rezultat që politika shoviniste vazhdon të qeverisë me Serbin dhe dominimin e këtij mentaliteti politik natyrisht se rrezikon edhe paqen në rajon për të cilën institucionet tona duhet të sillen me shumë kujdes dhe në përputhje me kushtetutën e vendit tonë që të përballen me logjikën shovene-serbe”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Berisha gjithashtu ka theksuar se sulmet ndaj qytetarëve të Kosovës nëpër Serbi janë vazhdimësi për të mbajtur situatën e tensionuar Kosovës-Serbi.

“Kjo është e propaganduar nga politika e Beogradit, heshtja e qeverisë së Kosovës është e papranueshme dhe kjo qeveri nuk është duke u treguar se është e aftë të mbrojë qytetarët e vet për të cilën gjë ka përgjegjësi ligjore dhe kushtetuese”, ka shtuar Berisha.

Deputeti ka thënë gjithashtu se një rast i tillë po të ndodhte në Kosovë në raport me serbët edhe OKB do të mbante mbledhje urgjente.

“Qytetarët tanë kanë mbetur vetëm në mbrojtje të zotit…Kosova duhet të sillet si shtet me Serbin, jo si provincë e saj ndryshe edhe për shumë dekada Serbia nuk do të heqë dorë nga ambiciet e tyre për Kosovën”, ka përfunduar Berisha.

Ndryshe gjatë natës së kaluar një autobus me qytetarë kosovarë është sulmuar përsëri në Serbi, më pak se dy javë  pas sulmit që u bë në drejtim të udhëtarëve që po kalonin në një nga pjesët e territorit të Serbisë.

Exit mobile version