Site icon PrishtinaPress

Nisma: Nuk na ka befasuar vendimi i Mustafës për vazhdimin e dialogut

Opozita kohën e fundit vazhdimisht ka kërkuar ndërprerjen e “menjëhershme” të dialogut Kosovë-Serbi, pasi sipas tyre vendi nuk po përfiton aspak nga bisedimet.

Mirëpo, pozita me këmbëngulje vazhdon të thotë se dialogu nuk do të ndërpritet, pasi është në favorin tonë dhe të paqes në rajon.

Sot kryeministri Mustafa, e ribëri të ditur se dialogu do të vazhdoi edhe përkundër vërejtjeve që ka pasur që nga rasti i fundit i trenit serb, shkruan lajmi.net.

Por, si duket deklarata e kryeministrit Mustafa nuk i ka zënë në befasi Nisma-n, pasi lajmi.net ka kontaktuar me sekretarin e Nismës, Bilall Sherifi i cili tha se nuk kanë pritur ndonjë ndryshim të vendimit.

“Pse a ka prite dikush ndryshim të qasjes së kësaj qeverie në raport me Serbinë? Nisma nuk ka pritur, prandaj ky vendim i kryeministrit nuk na ka befasuar“, u shpreh Sherifi.Ndryshe, lajmi.net sot ka kontaktuar edhe me deputeten e AAK-së, Teuta Haxhija e cila tha se vazhdimi i dialogut është në favorin e Serbisë dhe në dëm të Kosovës.

Exit mobile version