Pas numërimit të votave nga vendvotimet e rregullta, votave nga jashtë dhe rreth 80% të votave me kusht, është qartësuar edhe numrin i mandateve që do t`i kenë AAK-ja dhe Nisma në legjislaturën e re.
Ky koalicion do t`i ketë 8 mandate, pesë do t`i takojnë AAK-së dhe 3 Nismës.
Në bazë të rezultateve të fundit kandidati më i votuar është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka marrë 44 mijë e 629 vota.
I dyti në listë është Daut Haradinaj me 26 mijë e 229 vota, kurse i treti është kryetari i Nismës, Fatmir Limaj me 25 mijë e 524 vota.