Site icon PrishtinaPress

NISMA largon nga zv/ministri djalin e dëshmorit, Besnik Hotin, dhe emëron personin me dënim dhe akuza për korrupsion

NISMA Socialdemokrate gjatë ditës së djeshme bëri tri lëvizje me pozitat e zëvendësministrave. Dy anëtarë të saj i emëroi Zëvendësministra ndërsa të tretin e ka liruar nga detyra.

Bëhet fjalë zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Besnik Hoti, që u nga detyra e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, i cili është djali i poetit dëshmor, mjekut liridashës, dëshmorit të kombit dr. Fahredin Hotit.

Portofoli i tij në Ministrinë e Punëve e Jashtme mbulonte kryesisht Diplomacinë Ekonomike dhe Akademinë Diplomatike. Hoti nga shumëkush llogaritej si njëri nga kuadrot më me perspektivë në diplomacinë kosovare por si duket partia NISMA nuk e kishte në agjenden e sa të politikës së ditore.

Në këtë pozitë është emëruar Çerkin Dukolli, i cili në të njëjtën kohë është liruar nga detyra si zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe në vend të tij është emëruar zëvendësministër  Besnik Berisha i cili në të kaluarën si zyrtar i ministrisë së Punëve të Brendshme kishte pasur mjaftë punë me gjykatat dhe drejtësinë.

Ai nga Prokuroria Themelore e Prishtinës ishte akuzuar për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Prokuroria pretendonte se Berisha kishte dhënë informacione konfidenciale lidhur me prodhimin e dokumenteve dhe shenjave elementare të sigurisë së pasaportave biometrike – vendosjen e çipit, mënyrën e lansimit dhe qepjen e tyre.

Këtë, Berisha akuzohej se e kishte bërë në “Interaktiv” të KTV-së më 4 shkurt 2015.

I njëjti për veprën penale të zbulimit të fshehtësisë zyrtare ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me gjashtë muaj burgim, ndërkaq që ishte liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Rast tjetër për të cilin Besnik Berishës i kishte dalë punë me drejtësinë, është skandali i pasaportave.

Natali Veliaj, e dënuar në këtë rast, në një intervistë të mëhershme thoshte se Besnik Berishës i kishte dhënë plotë 650 mijë euro.

NISMA deri më tani njihet si partia e cila ka qenë stacion për shumë zyrtarë me afera korruptive./PrishtinaPress.eu.

Exit mobile version