Site icon PrishtinaPress

NISMA: Jemi të angazhuar për transformimin e FSK-së, kjo çështje është vonuar

Partia opozitare Nisma për Kosovën është deklaruar lidhur me qëndrimin që kanë në lidhje me iniciativën e Presidentit Hashim Thaçi për formimin e Ushtrisë përmes ndryshimit të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë për Indeksonline, se vazhdojnë të angazhohen që FSK të transformohet në Ushtri të Kosovës dhe konsiderojnë se kjo çështje madje është vonuar.

“Në parim gjithsesi që angazhohemi që FSK të transformohet në Ushtri të Kosovës. Madje konsiderojmë se kjo çështje është vonuar dhe duhet urgjent të veprohet”, ka thënë Sherifi, shkruan Indeksonline.

Sherifi gjithashtu ka theksuar se sa i përket iniciativës së Thaçit asgjë konkrete nuk është parë.

“Sa i përket iniciativës së Thaçit asgjë konkrete s’kemi parë, përveç asaj që kemi lexuar në media, prandaj nuk mund të komentoj”, ka përfunduar Sherifi.

Ndryshe sipas informacioneve të fundit Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës pritet që së shpejti të shkojë në Kuvend në mënyrë që të votohet lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Exit mobile version