1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

NISMA dhe AKR mes fundosjes dhe mbijetesës: Sot është Dita D për këto parti

Gjykata Supreme e ka parë si të ligjshme kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4 mijë e 639 votave të diasporës, kështu ka anuluar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), i cili e kishte parë si të pabazuar kërkesën e Vetëvendosjes. Çka do të thotë rinumërimi i këtyre votave për Nismën?

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa pritet të mblidhet sot dhe të marrë vendim për numërimin e rreth 5 mijë votave të diasporës, të cilat kishin arritur në Kosovë me vonesë, pavarësisht që ato ishin nisur me kohë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Përveç këtyre votave të diasporës, të gjitha votat tjera tashmë janë numëruar, ndonëse edhe më tej nuk do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë për “Zërin” se ka përfunduar numërimi i votave me kusht, i votave të personave me nevoja të veçanta dhe numërimi i votave në 4 vendvotime, të cilat kishin shkuar në rinumërim.

Elezi ka thënë se për çështjen e numërimit të rreth 5 mijë votave të diasporës duhet të rivendosë PZAP-i dhe se KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimin që merr ai. “Sipas vendimit, PZAP-i duhet të rivendosë lidhur me çështjen në fjalë. Shpallja e rezultateve nuk mund të bëhet pa u marrë një vendim nga PZAP-i, prandaj edhe duhet që të presin vendimin për të proceduar me hapat e tjerë”, ka deklaruar ai.

Njohës të çështjeve politike në vend kanë vlerësuar se procesi i numërimit të votave ka qenë i zvarritur. Sipas tyre, për shkak të këtyre zvarritjeve me vonesë do të bëhet edhe formimi i institucioneve.

Përndryshe, pas numërimit të këtyre votave të diasporës nga Vetëvendosja thonë se presin thellim të fitores, derisa nga koalicioni AKR – Nisma thonë se ato do të jenë përcaktuese nëse ky koalicion do të kalojë pragun.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img