Site icon PrishtinaPress

Nisin reshjet e borës, nga MI-ja bëjnë të ditur se rrugët janë të kalueshme

Kanë filluar përsëri reshjet e borës në vend. Pavarësisht kësaj, rrugët janë të gjitha të kalueshme.

Kjo është bërë e ditur nga zv/ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kadriu ka theksuar se pavarësisht të reshurave që kanë filluar sot, rrugët janë të kalueshme dhe se ekipet janë në terren duke u përkujdesur për mirëmbajtjen e tyre.

Postimi i plotë:

Pavarësisht të reshurave që filluan ditën e sotme, rrugët janë të kalueshme dhe ekipet tona janë në terren dhe po përkujdesen për mirëmbajtjen e tyre. Pajisjet dimërore dhe respektimi i rregullave në trafik, janë të domosdoshme.
R.K

Exit mobile version