Kreu i Podujevës, Agim Veliu ka uruar për nisjen e punimeve të rrugës nacionale Podujevë-Prishtinë.
Ai ka thënë se ky projekt po realizohet falë mbështetjes së Ministrisë së Infrastrukturës.
Lexoni urimin e Veliut:
Të dashur miq,
Ky është projekti më i madh dhe më i rëndësishmi që realizohet për qytetarët llapjanë falë mbështetjes nga Qeveria e Kosovës, përkatësishtë Ministria e Infrastrukturës.