Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në projektin e termocentralit diellor me kapacitet 150 MË nga “Solar Energy Group Europe”, në fshatin Bec të komunës së Gjakovës. Ai u shoqërua nga ministrja për Ekonomi, Artane Rizvanolli dhe nga kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.
Momenti i nisjes së paunimeve, sipas kryeministrit Kurti simbolizon një hap të rëndësishëm drejt qëllimeve për të ngritur kapacitetet nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.
“Sot ne jemi mbledhur këtu për të shënuar realizimin e vizionit tonë –atë të përpjekjes për pavarësi energjetike dhe transformimit të sektorit drejt energjisë edhe të pastër edhe të qëndrueshme’’, u shpreh kryeministri para të pranishmëve në këtë Inaugurim, njofton Zyra e Kryeministrit.
Javën e kaluar kryeministri Kurti, së bashku me Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power lancuan ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW.