-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nisin punimet për rindërtimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Çeku, thotë se stadiumi do të jetë gati shpejt të përdoret si për ballafaqime vendore ashtu edhe ndërkombëtare.

“Me punë profesionale dhe pa humbur kohë stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare”, shkroi Çeku.

“Konsolidimi i infrastrukturës së futbollit në gjithë vendin është prioritet i yni”.

May be an image of football and grass

Përndryshe Çeku në shkurt kishte njoftuar  për nënshkrimin e memorandumit me Federatën e Futbollit të Kosovës, për investimin e përbashkët prej 1.3 milion euro për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Punimet do të nisin së shpejti dhe stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare. Vazhdojmë me shumë punë të mira anekënd Kosovës për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit”, kishte shkruar Çeku në shkurt.

Për shkak të gjendjes së fushës dhe punimeve që do të nisnin, Kosova dy miqësoret e marsit i zhvilloi jashtë vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img