Sot kanë nisur punimet e vazhdimit të renovimit të stadiumit të qytetit në Gjakovë.
Kryetari i kësaj Komune, Ardian Gjini, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka njoftuar se dy kompanitë serioze do të punojnë në tribunën lindore dhe në atë jugore, por që do të punojnë edhe në fushën e blertë, e cila do të shndërrohet në tërësi.
Komuna e Gjakovës do t’i investojë 2,5 milionë euro për këtë projekt.
Më poshtë mund ta shihni postimin e të parit të Gjakovës.