Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka njoftuar se kanë nisur punimet për një segment shtesë të rrugës te EULEX.
Ai bashkë me kryetarin Përparim Rama kanë dalë në terren për të parë punimet nga afër.
“Kemi filluar punimet për të zgjeruar rrugën ‘Hollger Petersen’, e cila zgjidhje krijon qasje më të lehtë në rrugën B, kah ana e ndërtesës së EULEX”, ka shkruar ai.