Site icon PrishtinaPress

Nisin punimet për ndërtimin e rrugës nacionale Milloshevë-Mitrovicë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të hënën do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës nacionale M2, Milloshevë- Mitrovicë”,  “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të hënën do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës nacionale M2, Milloshevë- Mitrovicë”,  “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”.

Sipas njoftimit, thuhet se me fillim në ora 09:00, Ministria e Infrastrukturës nën udhëheqjen e ministrit Pal Lekaj, do të mbajë ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës nacionale M2, Milloshevë –Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, aksi rrugor Smrekovnicë – Gojbule.

Bëhet e ditur se ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet në fshatin Gojbule, të hënën, me datën 14 maj 2018, me fillim nga ora 09:00.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë personalitete të larta të institucioneve shtetërore.

Dikasteri i Lekajt  fton median që të marrin  pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm për qytetarët e vendit tonë.​

 

 

 

Exit mobile version