Site icon PrishtinaPress

Nisin punimet në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Ditë më parë, Komuna e Prishtinës njoftoi se rruga “Xhorxh Bush” do të jetë e mbyllur për më shumë se një muaj e gjysmë.

Sot, në këtë rrugë kanë nisur punimet – është larguar trotuari ndarës mes korsive.

Ndërkaq, po në këtë rrugë ka disa ditë që janë vendosur disa shtëpiza të drurit.

“Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur”, thuhej në njoftimin e komunës./Prishtinapress/

 

 

Exit mobile version