Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të premten (07.02.2019), ka kërkuar nga të gjitha departamentet përgjegjëse të ministrisë, mundësisnë e anulimit të tenderit 110 milionë euro, për 24 kilometrat Banullë – Dheu i Bardhë.
Në konferencë për medie, ministri Abdixhiku tregoi se ka pranuar dy opinione zyrtare nga dy institucione relevante, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe nga Ministria e Financave e Qeverisë së kaluar, të cilat theksojnë qartë se pa alokim paraprak të mjeteve, nuk mund te shpallen thirrje qe krijojnë obligime financiare për Republikën e Kosovës.
Më tutje, ministri shtoi se është e padëgjuar që një qeveri në ikje, pa buxhet të aprovuar, të fus në obligime financiare qeverinë e ardhshme, që do të mund t’i kushtonin vendit me penalizime financiare që kanë ndodhur më parë.
Ministri Abdixhiku siguroi qytetarët se projekti në fjalë do të jetë prioritet i Qeverisë së re. Duke qenë pjësë e prograimt qeverisës, thirrja për tenderim mund të ndodhë vetëm pasi te jetë miratuar buxheti i vitit 2020 dhe vetëm pasi t’i kuptojmë saktë mjetet financiare të alokuara për këtë qellim.
Krahas kësaj, ministri rikujtoi se Qeveria e tanishme do t’i shqyrtoj të gjitha vendimet e marra nga Qeveria e kaluar që nuk kanë bazë ligjore; me vëmendje të veçantë tek ato vendime me implikime financiare si këto.