Mbrëmë liderët e shtetit, presidenti, kryekuvendari dhe kryeministri bashkë me kabinetin e tij ishin në një darkë në vilën e Behgjet Pacollit në Hajvali.
Në media u publikuan shumë lajme për arsyen e takimit, por as liderët nuk dhanë ndonjë version të arsyet së takimit.
E në rrjetet sociale tashmë kanë nisur paroditë me këtë takim.
Artisti i shumë çmimeve ndërkombëtare që po ashtu ka marr pjesë me shumë ekspozita nëpër botë,
Rrezeart Galica, ka krijuar një montazh në fotografinë e darkës që u publikua mbrëmë.
Galica i ka vendosur opingat e gomës në mes të tavolinës së liderëve, pa lënë ndonjë mbishkrim.