3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Nisin incidentet para zgjedhjeve, arrestohet një person në Drenas (Video)

Nisma për Kosovën ka reaguar ndaj PDK-së, pasi sipas tyre kjo parti ka nisur të shtrojë rrugën në fshatin Negroc të Drenasit pa asnjë procedurë.
Për Nismën, kjo gjë po bëhet pikërisht në kohën e zgjedhjeve, andaj e konsiderojnë si manipulim dhe blerje e vullnetit qytetar.

  • Në një reagim të publikuar në faqen  tyre në Facebook, Nisma ka publikuar edhe një video ku shihet teksa policia e arreston një person. Ai tenton t`i rezistojë policisë, dhe kështu zyrtarët policorë e kapin atë për krahësh, deri sa personi nis të bërtasë, shkruan Indeksonline.
  • Sipas Nismës, arrestimi i tij është bërë vetëm për shkak se e ka kundërshtuar shtrimin e rrugës.
  • Lexoni reagimin e plotë të Nismës, kurse më poshtë mund të shihni edhe videon:
  • Luftë speciale dhe humbje e arsyes së pushtetit (video)Sot në fshatin Negroc të Drenasit, siç din zakonisht të veproj pushteti aktual, ku prezenca e tij vërehet vetëm gjatë ditëve të zgjedhjeve, filluan shtrimin e disa rrugëve nëpër lagje pa asnjë procedurë dhe këtë e konsiderojmë tentim shantazhi, manipulim dhe lloj blerjeje e vullnetit qytetar.
    Në videon e bashkangjitur, shihet se si në këtë situatë janë involvuar edhe Policia, e cila arrestoi një qytetar vetëm pse kundërshtoi shtrimin e rrugës sipas preferencave politike, i cili në përpjekje e sipër lëndoi këmbën nga makineria e rëndë dhe u dërgua me ndihmë të shpejtë në urgjencë në Prishtinë.
    Shtrimi i rrugëve dhe çdo projekt tjetër, dihet se me procedura të rregullta nuk mund të ekzekutohen në kulmin e zgjedhjeve dhe konsiderohet si e pandershme dhe ndërhyrje në proces, aq më pak kur këto bëhen me mjete të dyshimta dhe jo të parapara me buxhetin e komunës, mjete të cilat me siguri punëkryersit pretendojnë t’i marrin në të ardhmen, duke dëmtuar buxhetin e vitit të ardhshëm, siç është bërë edhe më herët me shtrimin e rrugës lokale në Negroc.
    Raste të tilla të keqpërdorimit të pushtetit aktual, vërehen anekënd lagjeve dhe fshatrave të Drenasit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img