-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nisin hetimet për refuzimin dhe vjedhjen e donacioneve në QKUK

Më shumë se një vit pasi QKUK-ja e kishte refuzuar donacionin nga organizata amerikane “Project Hope”, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet.

Ky organ i akuzës, po ashtu, i është kthyer edhe një procesi tjetër, që ishte mbyllur me vendim të diskutueshëm gjyqësor

Bëhet fjalë për produkte, po të donacionit “Project Hope”, që vitin e kaluar ishin gjetur në barnatore private. Pronari i barnatores ishte dënuar para disa muajsh më 1500 euro gjobë.

Para disa javësh është raportuar se Prokuroria në rastin e vjedhjes se ampulave “Imepinem Cilastatine” nuk e kishte intervistuar askënd prej zyrtarëve të QKUK-së, edhe pse ampulat kishin dalë nga ky institucion.

Në këtë artikull, gazeta kishte vënë në pah edhe historinë e refuzimit të disa barnave të tjera nga i njëjti donacioni, vitin e kaluar. Atëkohë, donacioni me ampulat “Pegentyron Aalfa 2a” ishte refuzuar, për të blerë të njëjtat me çmim rreth 170 euro për ampulë./koha.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img