0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Nisin hetimet pas alarmit të rremë për bombë në ndertesën në Veri ku funksionojnë institucionet serbe

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për shkak të një denoncimi të rremë të bërë gjatë ditës së djeshme kinse për një mjet shpërthyes në ndërtesën në Lagjen e Boshnjakëve, ku ndodhen institucionet serbe.

Denoncimi në Policinë e Kosovës ishte bërë gjatë ditës së djeshme. Këtë e kishte konfirmuar për KoSSev, zv.komandanti i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

“Pak para orës 09:00, kemi marrë një informatë se dyshohet se ka bombë në këtë ndërtesë”, kishte deklaruar të enjten Elshani.

Ai kishte treguar se Policia kishte dalë në vendngjarje dhe kishte kontrolluar të gjitha zyrat e këtij objekti në tre kate.

Gjithashtu edhe kanë biseduar me punonjësit në këtë ndërtesë, duke konstatuar se me shumë gjasë bëhet fjalë për kallëzim të rremë.

Kjo gjë është konfirmuar edhe në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës, ku thuhet se është njoftuar Prokurori dhe se rasti është nën hetim.

“LAJMËRIM I RREMË Rr. Çlirimi, Mitrovicë Veri 07.09.2023-09:05  Njësitet policore kanë pranuar informatën për një mjet shpërthyes në një objekt.  Është bërë kontrollimi i nevojshëm por nuk është has në ndonjë mjet të dyshuar. Është njoftuar prokurori, rasti në procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të lëshuar sot.

Objekti në fjalë është në vëmendje prej disa javësh, meqë Komuna Veriore e Mitrovicës që drejtohet nga Erden Atiq ka dhënë urdhër për lëshimin e objektit, derisa punëtorët serbë po refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img