1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Nisin gërmimet arkeologjike në Cernicë të Gjilanit – priten zbulimeve të reja historike

Arkeologët kanë nisur gërmimet në lokalitetin arkeologjik në Cernicë të Gjilanit, duke premtuar zbulime të reja dhe të rëndësishme.

Ministri Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook thotë se Gradina e Cernicës e cila po konsiderohet një nga vendbanimet e periudhës së hekurit dhe asaj helenistike, që përfshinë periudhën e Mbretërisë Dardane, është tani në qendër të vëmendjes.

Çeku ka theksuar se arkeologjia po trajtohet me prioritet në Kosovë.

“Gradina e Cernicës, bazuar në materialin e zbuluar arkeologjik, përfaqëson njërin nga vendbanimet kryesore të periudhës së hekurit dhe asaj helenistike – periudha e Mbretërisë Dardane, në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Çeku.

Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të eksploruar dhe ruajtur vendbanimet e lashta që dëshmojnë historinë dhe kulturën e pasur të Kosovës.

Gërmimet arkeologjike në Gradina e Cernicës pritet të ofrojnë njohuri të reja dhe të zgjojnë interes të madh si për komunitetin shkencor ashtu edhe për publikun e gjerë.

Gërmimet në Cernicë janë vetëm vazhdimi i një serie projektesh që synojnë të ndriçojnë më tej historinë e lashtë të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img