Site icon PrishtinaPress

Nisin bisedimet Ukrainë-Rusi, përpjekje për arritjen e një armëpushimi

Bisedimet Ukrainë-Rusi sapo kanë filluar. Lajmin e ka dhënë këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak.

Takimi do të fokusohet në arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse, tha në një deklaratë më herët presidenca ukrainase, shkruan skynews.

Delegacioni, i cili mbërriti në rajonin e Gomelit me helikopter, përfshin edhe ministrin ukrainas të mbrojtjes Oleksii Reznikov.

Exit mobile version